Në fillim të 2020-ës pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
03/01/2020
Për 5 ditë bëhen 14 muaj që kur ndodhi takimi Thaçi-Vuçiq.E kjo ishte hera e fundit që presidentët e Kosovës dhe Serbisë u përballen në kuadër të dialogut nën formatin e Bashkimit Evropian.Nga 8 nëntori 2018, procesi i dialogut shkoi në ngrirje totale.Beogradi ashpërsoi fushatën kundër shtetësisë së Kosovës, derisa Prishtina vendosi tarifë doganore 100% për mallrat serbe.Me hyrjen në vitin 2020 ka aktivizim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’i kthyer në tavolinë palët drejt qëllimit për marrëveshje finale.


