Please enter at least 3 characters.

Në ditëlindjen e tij, Ana Ejupi e surprizon Kevinin duke bërë një tatuazh për të

2024/12/collage-22-scaled.jpg

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Kevin Edmond, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.

Ai me këtë rast ka marrë një dedikim special nga partnerja e tij, ish-konkurrentja Ana Ejupi.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, bukuroshja e ka surprizuar edhe në një mënyrë tjetër duke i dedikuar një tatuazh.

Në një postim që këngëtari ndau në InstaStory, shihet se ana ka bërë një tatuazh në krah ‘Kevin’.

“Faleminderit dhurata më e bukur, të dua sot nesër dhe gjithmonë”, ka shkruar ai.

“Ti më bën të ndihem mashkulli më i lumtur në botë, faleminderit që më bën të ndihem më mirë”, theksoi ndër tjerash Kevini. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram