Please enter at least 3 characters.

Në ditëlindjen e babait, Dua arrin rekord prej 700 milionë dëgjimesh në Spotify

2018/03/DuaLipafk-e1520258428987.jpg
241:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: *** EDITORIAL USE ONLY IN RELATION TO THE BRIT AWARDS 2018 *** Dua Lipa performs at The BRIT Awards 2018 held at The O2 Arena on February 21, 2018 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images)
12:"Getty Images

Jemi vetëm në muajt e parë të vitit 2018, ndërsa Dua Lipa tashmë ka arritur suksese të mëdha.

Jo vetëm që i fitoi dy çmimet e para në 'BRIT Awards' muajin e kaluar, por ajo kishte vënë rekord, si këngëtarja me më së shumti nominime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike.

Dhe për të vazhduar me këtë sukses, 22-vjeçarja është duke i dominuar top-listat me hitin e fundit "IDGAF".

Klipi i kësaj kënge që është publikuar në YouTube në më 12 janar, ka arritur 125 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Ndërsa, hiti më i madh i saj, "New Rules", ka arritur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm - duke kaluar 700 milionë 'streaming' në platformën Spotify.

'Streaming' është një metodë e transmetimit apo pranimit të të dhënave (sidomos të materialeve audio dhe video) përmes një rrjeti kompjuterik, si një rrjedhë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, e cila mundëson që ridëgjimi apo rishikimi të vazhdojë, derisa të dhënat pasuese janë duke u pranuar.

"New Rules" është dëgjuar jashtëzakonisht shumë që nga publikimi, në qershor të vitit 2017 (në korrik u lansua videoklipi), prandaj nuk është befasi që është dëgjuar mbi 700 milionë herë vetëm në Spotify. Në këtë mënyrë është bërë edhe kënga e gjashtë më e dëgjuar në Spotify nga një artiste femër.

Kështu, ajo iu është bashkuar yjeve, si Sia, Adele, Fifth Harmony, Rihanna e Camila Cabello, të cilat e kanë arritur këtë sukses.

Për më shumë, Dua është artistja e pestë më e popullarizuar në Spotify në gjithë botën. Vetëm Drake, Ed Sheeran, Kendrick Lamar dhe Camila Cabello janë aktualisht më të popullarizuar se ai në këtë platformë.

Këtë sukses, këngëtarja e ka arritur pikërisht në ditëlindjen e babait të saj, Dukagjin Lipa. Përmes një postimi në Instagram, ajo e ka uruar babanë e saj.

"Urime ditëlindja, baba! Të dua, më mungon, do të doja të isha në shtëpi të të përqafoja shumë dhe të të puthja", ka shkruar Dua. /Telegrafi/