Please enter at least 3 characters.

“Në cilin regjion të Shqipërisë gjendet Kruja” - Sara Kolami ia huq në përgjigje

2024/12/Screenshot_41.png

Sara Kolami u gjend para sfidës së buxhetit duke u përgjigjur në disa nga pyetjet që Vëllai i Madh kishte për të.

Ajo dha disa përgjigje të sakta, ndonëse nuk ia qëlloi disa të tjera - përkundër se mundohej.

Aktorja nuk pati informacion se sa ulëse gjenden në teatrin antik të Butrintit, por u përgjigj se ku gjendet ura e Bosforit.

Foto: Screenshot/YouTube

E pyetjes se “në cilin regjion gjendet Kruja”, Sara iu përgjigj gabimisht.

“Nëse dikush është nga Kruja i bie malësor, në jug nuk është”, theksoi ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Në ndërkohë, Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm - vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.

Edhe konkurrentët e tjerë bënë disa huqje në lidhje me pyetjet e Vëllait të Madh. /Telegrafi/