Please enter at least 3 characters.

Në 50-vjetorin e themelimit, ministri Çeku: U kemi borxh të madh balerinëve ndërtimin e një objekti ku BKK sjellë në skenë shfaqjet e tyre

2022/10/309599563_581956480392384_1224159963386622070_n.jpg

Ditën e djeshme (e diel) është shënuar 50-vjetori i themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë ditë të veçantë u organizuan një sërë shfaqjesh te ndryshme, e madje u soll në skenë edhe “Halili dhe Hajria”.

Për këtë ka pasur një reagim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullla Çeku, i cili theksoi se duhet ndërtuar një objekt ku Baleti mund të sjellë në skenë shfaqjet e tyre të mahnitshme.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):

“Gjysmë shekulli i Baletit Kombëtar të Kosovës u kremtua sonte me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, na dhuruan emocione të fuqishme krenarie dhe na shpërfaqën shembullin se si ngritet një institucion me pasion, këmbëngulje e denjësi.Mbi të gjitha, edhe sonte u vërtetua që ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme.Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarje ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit, nderimin e brezit të parë të balerinëve e balerinave dhe mbylljen e mrekullueshme me të ardhmen e vendit tonë, balerinët e balerinat e reja që na dhanë emocion të veçantë me performancën e tyre”. /Telegrafi/