Please enter at least 3 characters.

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

2019/11/derivate-pompa.jpg

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,27 % në raport me vendimin e datës 22.06.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,796 den/kg dhe tani do jet 41,495 den/kg.

Nga data 30.06.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 84.50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 86.50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 80.00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 79.50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 41.495 (denarë/kilogram)./Telegrafi/