Please enter at least 3 characters.

Ndryshime të mëdha të koeficienteve brenda pesë ditëve, tani Kosova favorite përballë Bullgarisë

2019/03/Kosova-foto-Ridvan-Slivova-1-2-780x439-1.jpg

Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë kampanjën kualifikuese për Euro 2020 në shtëpi përballë Bullgarisë.

Djelmoshat e drejtuar nga trajnerit zviceran Bernard Challandes do të kërkojnë pikët e para në këto kualifikime.

Kosova do të luaj për herë të parë në kualifikimet e Evropianit, përballë Bullgarisë që merr pjesë në kualifikime që nga viti 1960.

Sa i përket ekipit favorit për këtë takim, fillimisht ishin bullgarët por koeficientet në baste kanë ndryshuar brenda një jave.

Një javë më parë fitorja e Bullgarisë ishte kotuar me 2.20, barazimi 3.25 ndërsa fitorja e Kosovës kishte kuotë 3.30.

Sot në ditën ndeshjes, Kosova llogaritet favorit përballë bullgarëve me koeficient 2.45, barazimi është kotuar 3,10 ndërsa një triumf i mundshëm i mysafirëve 3.40. /Telegrafi/