Please enter at least 3 characters.

Ndryshe nga humori i zakonshëm, Ermal Mamaqi bëhet tejet romantik në një dedikim për Amin (Foto)

2018/01/amardatoska_18_1_2018_10_18_39_812-e1516267166863.jpg

Humoristi i njohur Ermal Mamaqi është i njohur për karakterin e tij satirik, ndërsa gjendet gjithmonë pranë shqiptarëve përmes emisionit të tij "Xing me Ermalin".

Ai është gjithnjë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat gjithashtu tërheq vëmendjen e fansave me humorin e tij.

Por, kur bie fjala te familja, ai di të bëhet edhe mjaft romantik dhe emocional.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël në rrjetin social Instagram me bashkëshorten e tij, Amin, ku shfaqen duke pozuar së bashku në një 'selfie'.

Ata ndodhen për momentin jashtë vendit me pushime, ndërsa janë duke shijuar sportin e skijimit.

"Lumturi, Dashuri, Gëzim, Bekim, Mrekulli, Pasion...", ka shkruar Mamaqi me plot emocion në mbishkrimin e imazhit në fjalë.

Çifti presin që këtë vit, të bëhen prindër për herë të dytë. /Telegrafi/