Please enter at least 3 characters.

Ndjenja, afeksion apo strategji? Përplasen banorët e Ferma VIP për Limin dhe Albën

Mbrëmja e djeshme (e martë) në Ferma VIP 2 ka sjellë një tjetër diskutim të nxehtë mes banorëve.

Në qendër të vëmendjes ishte Lim Hoti dhe marrëdhënia e tij me Alba Pollozhanin.

Debati nisi nga Erandi, i cili hodhi në tryezë pyetjen që të gjithë duket se e kishin menduar: A e dashuron vërtet Limi Albën, apo është thjesht një lojë?.

Foto: Screenshot/Instagram

Keisi nuk hezitoi të përfshihej në debat dhe iu drejtua Esterit me një pyetje të drejtpërdrejtë.

“Ai foli troç. Nëse ty do të thoshte një djalë jashtë: ‘Me ty kam vetëm tërheqje seksuale’, ti çfarë do mendoje?”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mua më duket sikur nisi kot, por tani kanë vërtetë tërheqje për njëri-tjetrin”, tha ajo.

Sipas tyre, Limi po luan një lojë dhe nuk ka ndjenja të sinqerta për Albën.

Foto: Screenshot/Instagram

Elinara ka rikujtuar fjalët e Limit në fillim të lidhjes:“Ai e nisi kështu duke thënë ‘kam atraksion seksual’. Më pas në Prime tjetër e deklaroi: ‘partnerja ime’”. /Telegrafi/