Please enter at least 3 characters.

Ndizet derbi gjilanas

2016/01/ndizet-derbi-gjilanas_hd.jpg

Gjilani e ka bërë përforcimin e tetë, duke e transferuar edhe Durim Gashin nga Prishtina. Por, ky klub nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Thuhet se Gjilani është duke bërë përpjekje mjaft të mëdha për t’ia marrë rivales njërin prej lojtarëve kryesorë – Ardian Limanin, shkruan Zëri.

Ndërkohë, Drita fillimisht dukej më pasive në treg, por këto ditë ka nisur të “ndizet”. Pas Blendim Gashit, bardhekaltrit e kanë bërë edhe një përforcim tjetër, duke nënshkruar kontratë me mbrojtësin e deritanishëm të Ferizajt, Dardan Qerkinin.

Ndërkohë kanë paralajmëruar edhe përforcime tjera, por transferimet nuk kanë përfunduar ende as në Gjilan.