Ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës
Pas pushimit disaditor për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Gjatë të martës do të zhvillohen dy ndeshje, që të dyja me fillim nga ora 15:45.
Ballkani është nikoqir i Prishtinës, ndërsa Drenica e pret Gjilanin.
Katër takimet tjera të elitës së futbollit të Kosovës do të zhvillohen nesër (e mërkurë), po ashtu me fillim nga ora 15:45.
Kampioni Drita është nikoqir i Llapit, Ferizaji luan kundër Feronikelit, lideri Flamurtari përballet me Lirinë, ndërsa Trepça '89 është mysafir i KEK-ut.
Në ndërkohë, FFK e ka publikuar listën e zyrtarëve të ndeshjeve të javës së katërt të Ipko Superligës:
Ndeshjet e xhiros së katërt në Superligë:E martë
Drenica - Gjilani
KF Ballkani - Prishtina
E mërkurë
Drita - KF Llapi
Ferizaj - KF Feronikeli
Flamurtari - Liria
KEK - Trepça '89
/Telegrafi/


