Ndërtesa 79 katëshe në Dubai përfshihet nga zjarri (Video)
03/08/2017
Një ndërtesë e lartë banimi 79 katëshe në pikën e turizmit në Duabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është përfshirë nga flakët.
Nuk ka informacione për gjendjen e banorëve brenda, por videot e publikuara tregojnë për një panik të madh në zonën përreth.
Janë parë edhe banorë të cilët po dalin në panik nga ndërtesa.
Objekti 330 metra i lartë që dikur mbante rekordin e ndërtesës më të lartë të banimit në botë ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2015.


