Please enter at least 3 characters.

Ndërronte korsitë e autostradës sikur të ishte duke luajtur video-lojëra, shoferi i kamionit përplaset në një autostradë në New Jersey (Video)

2018/08/1-177.jpg

Në internet është duke qarkulluar një video që shfaq vozitjen e rrezikshme të një shoferi të kamionit në një autostradë në SHBA.

Shoferët e veturave kishin vërejtur sesi shoferi i kamionit po i ndërronte kohë pas kohe korsitë, sikur të ishte duke luajtur video-lojërave, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ai vazhdoi rrugën edhe për disa kilometra, dhe derisa kalonte korsinë rimorkio iu rrokullis dhe kamioni përfundoi i shkatërruar në rrugë pasi u përplas në rrethojnë mbrojtëse të betonit.

Policia e New Jersey ka njoftuar se bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga New Yorku, të cilin më pas e kanë arrestuar për vozitje të rrezikshme, ndërsa e gjithë ngjarja ishte filmuar me telefon nga pas nga shoferët e veturave që ishin duke lëvizur me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/