Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë punonjësi i Komunës së Prishtinës, Rama ngushëllon familjen e tij

2023/08/Ndertesa-Komuna-e-Prishtines-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Imri Mustafa, i cili ka qenë i punësuar në Komunën e Prishtinës.

Rama thotë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për për humbjen e Imri Mustafës.

"Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë. Imriu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe një koleg i përkushtuar. Në këto momente të vështira, jemi me zemër dhe mendje pranë familjes dhe të dashurve të tij. Le të ruajmë kujtimin për të. U prehsh në paqe, Imri", ka shkruar Rama në Facebook./Telegrafi/