Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë aktivistja e Vetëvendosjes

2016/04/selia-e-vetvendosjes-foto-ridvan-slivova-01-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ka ndërruar jetë aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Miradije Kokollari- Morina.

Ish-deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, e ka bërë të ditur lajmi për vdekjen e saj.

Millaku duke i shprehur ngushëllime familjes së aktivistes Kokollari-Morina, ka shkruar se ajo ka ndërruar jetë pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë.

"Sot mora lajmin e hidhur, ndarjen nga jeta mikes dhe aktivistes sonë nga lagjja 2 korriku, Miradije Kokollari Morina.
Pak ditë para se ta festonte fitoren e Lëvizjes që e donte shumë .
Familjes i shpreh ngushëllime, ndërsa neve do të na mungosh përherë", ka shkruar ajo./Telegrafi/