Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Stagovë të Kaçanikut

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se konsumatorët e fshatit Stagovë, në Komunën e Kaçanikut, po përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e daljes jashtë funksionit të pompës që furnizon me ujë konsumatorët e këtij fshati.

Ekipet e KRU “Bifurkacioni” janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.

Nga kompania kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/