Ndërpritet energjia në Shkabaj dhe Kodra 1, paralajmërohet destabilizim i furnizimit me ujë
03/08/2026
KRU "Prishtina" ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në Impiantet e Trajtimit të Ujit (ITU) “Shkabaj” dhe “Kodra 1” pritet të ndikojë në furnizimin me ujë të pijshëm në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në Prishtinë, përkatësisht në zonën e Kodrës së Trimave.
Sipas njoftimit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, furnizimi me ujë mund të destabilizohet përkohësisht në këto zona.
Pas rikthimit të energjisë elektrike, impianteve do t’u nevojitet një periudhë kohore për të rifilluar funksionimin dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim, ndërsa është bërë e ditur se do të mbahen të informuar për zhvillimet e mëtejshme./Telegrafi/


