Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet derbi mitrovicas, vendasit sulmuan gjyqtarin

2016/01/nd-euml-rpritet-derbi-mitrovicas-vendasit-sulmuan-gjyqtarin_hd.jpg

Derisa mysafirët ishin duke udhëhequr me epërsi minimale 1-0, falë golit të Argjent Mustafës, gjyqtari kryesor i ndeshjes Bajrami Gashi ka ndëshkuar edhe futbollistin e dytë të vendasve me karton të kuq për të eskaluar situata.

Koreani Lee dhe mesfushori Bujar Idrizi u përjashtuan nga radhët e Trepçës, para se lojtarët tjerë vendas të sulmonin gjyqtarin kryesor të ndeshjes.

Tërë ngjarja ndodhi në minutën e 70-të, kur edhe Gashi ndërpreu ndeshjen dhe nuk e vazhdoi më.

Kjo ndeshje pritet të regjistrohet me rezultat zyrtare 3-0 në të mirë të Trepçës ’89.

Ndërkohë fitore të rëndësishme ka shënuar Kosova e Vushtrrisë që ka mposhtur Drenicën 2-0.

Milot Rashica dhe Daut Maxhuni shënuan golat për vendasit të cilët tani kanë 39 pikë në tabelë duke kaluar edhe Hajvalinë dhe Trepçën `89. /Telegrafi/