Ndërprerje e furnizimit me ujë në Graçanicë dhe disa zona përreth
31/08/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Graçanicë dhe zonat përreth, si pasojë e dëmtimit të disa gypave të rrjetit kryesor.
Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur konsumatorët në Graçanicë, Badovc të Ri, Llapnasellë, Preoc dhe një pjesë të Sushicës.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se janë evidentuar dëmtime në gypin kryesor DN 225, në gypat DN 160 në tri segmente në Graçanicë, si dhe në një segment të gypit DN 90.
Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defekteve.
Sipas kompanisë, furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve. /Telegrafi/


