Please enter at least 3 characters.

Ndërhyrje në shkollat e Obiliqit për të përmirësuar infrastrukturën

Komuna e Obiliqit po vazhdon investimet në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore, përmes ndërhyrjeve konkrete në infrastrukturën shkollore.

Sipas njoftimit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit janë realizuar punime në dy shkolla fillore, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për procesin mësimor.

Në SHFMU “Ismail Dumoshi” është bërë renovimi i kabinetit të kimisë, duke mundësuar zhvillimin më cilësor të punës praktike për nxënësit. Ndërkohë, në SHFMU “Ibrahim Rugova” është realizuar lyerja e mureve në klasat mësimore me ngjyrë yndyrore, çka ka ndikuar në përmirësimin e ambientit për nxënësit dhe stafin arsimor.

Punimet janë kryer nga ndërmarrja publike lokale “Kastrioti”.

Nga Komuna e Obiliqit theksohet se mbetet e përkushtuar në krijimin e hapësirave të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, përmes investimeve të vazhdueshme në sektorin e arsimit. /Telegrafi/