Please enter at least 3 characters.

Ndarja e çmimit Nobel për Peter Handke, sot protestohet në Prishtinë

2019/10/Peter_Handke.jpg
663:"Austrian writer Peter Handke poses in Chaville, in the Paris surburbs, on October 10, 2019 after he was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize. - Austrian Peter Handke, one of the most original German-language writers alive, who once used his famously sharp tongue to call for the Nobel Prize in Literature to be abolished, was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize on October 10. The prize brings its winner "false canonisation" along with "one moment of attention (and) six pages in the newspaper," the novelist, playwright, poet and translator told Austrian media in 2014. (Photo by Alain JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

Madje, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si "akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike".

AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobel-it i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.

Pas shumë reagimeve që erdhën, foli dhe Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”./kp/Telegrafi/