Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një shtetas kinez në Aeroportin e Shkupit, posedonte dokumente të falsifikuara

policia mk
policia mk
policia mk

Oficerët e policisë arrestuan një shtetas 48-vjeçar të Republikës Popullore të Kinës në pikën kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit", pasi u vërtetua se ai kishte paraqitur një dokument udhëtimi të falsifikuar me rastin e hyrjes në vend.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, rasti është regjistruar më 27 prill, në orën 16:45, gjatë një kontrolli të rregullt kufitar të pasagjerit. Pasi u ndalua, ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga SVR Shkup për procedura të mëtejshme.

"Më 27.04.2026 në orën 16:45 në pikën kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit", me rastin e hyrjes në vend, oficerët e policisë e privuan nga liria J.S.V. (48) nga Republika Popullore e Kinës sepse gjatë një kontrolli kufitar u vërtetua se ai kishte paraqitur një dokument udhëtimi të falsifikuar. Ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga SVR Shkup për procedura të mëtejshme", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/