Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person në Ohër, dyshohet se ka shkaktuar zjarr

Më 07.08.2025 në orën 15:00, policia nga SPB Ohër ka ndaluar Z.N. (41) nga Ohri, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr në një fushë me bimësi të ulët dhe misër të korrur në afërsi të fshatit Gorno Lakoçerej, Ohër.

Gjatë masave të marra dhe kontrollit të kryer, policia gjetën tek ai një çakmak, i cili iu konfiskua për procedura të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës./Telegrafi/