Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një 45-vjeçar në Manastir, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë

2023/04/5e7ebde31e3c7_5e7eaa79156c4_arrest-2.jpg

Policia e SPB Manastir sot ka ndaluar G.V.(45) nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik në Manastir.

"G.V. e ka pranuar krimin në një bisedë zyrtare, ndërsa paratë që ka marrë i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.