Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një 31-vjeçar, u arratis nga Burgu i Strumicës

Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë
Kallëzim penal ndaj 11 personave nga Kumanova, dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë

MPB Maqedoni njofton se është ndaluar një 31-vjeçar nga Shtipi i cili u arratis nga burgu i Strumicës.

"Më 29.09.2025 në orën 20:55 në fshatin Bella Crkva, komuna e Krivogashtanit, oficerët e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Kërkim dhe PO Krivogashtani e privuan nga liria S.M. (31) nga Shtipi, i cili kërkohej me urdhër arresti për arratisje nga Burgu i Strumicës", informoi MPB.

S.M. u dënua me pesë vjet burg sipas nenit 418, paragrafi 2 i Kodit Penal. Ai u transferua në Burgun e Strumicës.