Please enter at least 3 characters.

Ndalohet komunikacioni për automjetet e rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

2019/12/Kodra-e-Diellit-bora.png

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit vazhdon të jetë në fuqi ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht gjatë luginave të vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut dhe mjegulla./Telegrafi/