Please enter at least 3 characters.

Ndalohet i moshuari që vendoste kruese dhëmbësh në ulëset e autobusëve (Foto)

2017/09/Ndalohet-i-moshuari-që-vendoste-kruese-dhëmbësh-në-ulëset-e-autobusëve-foto.jpg

Liam Lye Send është identifikuar nga hetuesit, si personi që ka vendosur kruese dhëmbësh nëpër ulëset e disa autobusëve në Singapor.

Mbi 60-vjeçarin rëndon dënimi për ngacmim të qëllimshëm dhe dëmtim të pronës së luajtshme, për çka mund të dënohet deri në dy vite burg, transmeton Telegrafi.

Krueset e dhëmbëve të vendosura qëllimisht

“Kujdes kur uleni në autobus, mund të shqyheni nëpër karrige”, ka shkruar një udhëtar në rrjetet sociale lidhur me rastin.

Afro dy vite dënim për kryerësin e këtij veprimi

Shkaku i këtij veprimi, janë shpenzuar rreth njëmijë euro për riparimin e karrigeve, ndërsa nuk ka raporte se dikush ka marrë ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/