Navas i shkakton probleme Realit
21/08/2015
Reprezentuesi kostarikas me këtë vendim të tijin është duke ia vështirësuar punët skuadrës në drejtim të transferimit në Madrid të David de Geas.
Kjo sepse skuadra në atë rast do të duhej që të bënte diçka kundër vullnetit të tij, pasi nëse spanjolli do të transferohej tek ‘Los Blancos’, Navas do të duhej të shitej.
Për më shumë, De Gea është duke kërkuar me ngulm transferimin në Madrid dhe ua ka bërë të qartë zyrtarëve të Manchester United si edhe agjentit të tij se nuk do që edhe sezonin e ardhshëm të jetë në Old Trafford.


