Please enter at least 3 characters.

NATO me urim për Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut: Të festojmë së bashku me aleatin tonë

2023/09/nato-mk-e1694180474947.jpg

NATO i është bashkangjitur urimeve për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Në rrjetin X, NATO ka publikuar fotografi dhe video, duke e uruar anëtarin e saj për 32-vjetorin e pavarësisë.

"Retweet për t'u bashkuar me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë për aleatin tonë Maqedonia e Veriut", shkruhet në postimin e NATO-s.