Please enter at least 3 characters.

​Naser Ramadani, deputetëve: Bëni pyetje logjike, ‘durimi ka ardhur në skaj’

2020/12/Naser-Ramadani-ne-cilesine-e-deshmitarit-para-Komisionit-Hetimor-Parlamentar-per-menaxhimin-e-pandemise-COVID-I9-foto-Ridvan-Slivova-1-e1608039968951.jpg

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.

I pyetur nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani u është drejtuar anëtarëve të komisionit duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.

Ai madje reagoi edhe pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të coronavirusit në Angli.

E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse ‘durimi ka ardhur në skaj’ sipas tij./KP/