Please enter at least 3 characters.

Napoli i fortë për Juventusin - Hojlund shënon dy herë në derbi

Napoli del fitues në “Stadio Diego Armando Maradona”, duke mposhtur Juventusin me rezultat 2:1 në një sfidë të fortë, dramatike dhe me raste.

Heroi i mbrëmjes ishte Rasmus Højlund, i cili shënoi DY GOLA dhe i dha napolitanëve një fitore të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe Napoli gjeti golin që në minutën e 7-të. Rasmus Hojlund u gjend në zonë pas një pasimi të saktë dhe me një goditje të fortë me të djathtën e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, 1-0.

Vetëm pak çaste më pas, Scott McTominay kishte rrezikuar me kokë, ndërsa në minutën e 26-të Di Lorenzo provokoi një super pritje të portierit Michele Di Gregorio.

Napoli e goditi shtyllën me McTominay në minutën e 45+1, por goli i dytë nuk erdhi.

Në minutën e 59-të, pas një asistimi mjeshtëror nga Weston McKennie, Kenan Yıldız depërtoi në zonë dhe me qetësi e vendosi topin në këndin e poshtëm të majtë. Rezultati u barazua në 1-1.


Napoli u kundërpërgjigj fuqishëm. Në minutën e 78-të, pas një situate të rrëmujshme në zonën e vogël, Hojlund reagoi i pari dhe me kokë e dërgoi topin në çati të rrjetës, për 2-1.

Juventusi provoi të rikthehej, me shumë zëvendësime ofensive, duke futur Zhegrovën, Opendën, dhe Jonathan David, por pa sukses.

Zhegrova ishte afër golit në kohën shtesë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri i Napolit.

Napoli është lider me 31 pikë, ndërsa Juventusi mbetet i shtati me 24 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore