Please enter at least 3 characters.

Nainngolan zbulon çështjen Icardi-Inter dhe thotë se do të hakmerret për largimin

2019/08/Icardi-Nainggolan-1.jpg
222:"UDINE, ITALY - MAY 04: Mauro Icardi of FC Internazionale reacts during the Serie A match between Udinese and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 4, 2019 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Radja Nainggolan ka zbuluar se Interi dëshiron që Mauro Icardi të largohet sepse gruaja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka shkaktuar probleme në zhveshtore, ndërsa për vete ka thënë se dëshiron hakmarrje.

Nainggolan luajti vetëm një sezon te Interi para se të kthehej në Cagliari në fillim të muajit, dhe mesfushori pranon se do të tentoj 'hakmarrjen' ndaj klubit të tij.

"Sigurisht që dua hakmarrje. Do të dëshiroj të dëshmoj se ata kanë gabuar, jo vetëm në këtë lojë, por gjatë gjithë sezonit", ka thënë fillimisht belgu për Corriere dello Sport.

"Unë u përpoqa ta bëja Conten të ndryshonte mendje, fillova të udhëtoja me ta dhe i dhashë të gjitha, por nuk mjaftoi".

"Oriali më foli fillimisht dhe pastaj Conte, i cili më shpjegoi se duke më lënë të largohesha ishte një vendim jo-futbollistik".

Icardi dhe Nainggolan duke festuar një gol me fanellën e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Ndoshta ky është pjesërisht faji im. Le të themi se nuk jam futbollisti tipik, i cili shkon drejt e në shtëpi sapo të mbarojë një ndeshje, por nuk do ta ndryshoj mënyrën time të jetës".

"E di se disa njerëz nuk më pëlqejnë. E kam mbajtur shënim atë dhe e kam ndërruar faqen. Unë kurrë nuk dëgjova asnjë fjalë nga Marotta, ai nuk më foli".

31-vjeçari u pyet edhe për situatën e Icardit, i cili ka djegur të gjitha urat e tij me Nerazzurrët dhe ende vazhdon të këmbëngulë të qëndrojë.

"Ai nuk është një djalë i keq, por dikush në dhomën e zhveshjes nuk e ka falur gruan e tij Wanda për komentet që ajo ka bërë".

"Sa i përket asaj nëse unë jam ai, unë as nuk e dëgjoj atë. Nuk shoh programe futbolli...", përfundoi Nainggolan. /Telegrafi/