Please enter at least 3 characters.

Nafta sërish më shtrenjtë, MINTI publikon çmimet e derivateve

 Nafta
Foto: Ilustrim
nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 19 gusht 2026.

Krahasuar me një ditë më parë, çmimi i naftës është rritur për një cent, ndërsa çmimi i benzinës dhe i gazit është po i njëjtë.

Sipas vendimit, çmimet maksimale janë: Nafta (dizel): 1.77 euro për litër, Benzina: 1.49 euro për litër dhe Gazi: 0.62 euro për litër

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet e derivateve mund të adresohen te institucionet përkatëse. /Telegrafi/