Myrto Uzuni shkëlqen me het-trik ndaj Cartagenas dhe shpallet më i miri i ndeshjes
17/12/2024
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilën po kalon këtë sezon me Granadan edhe këtë javë. Uzuni ishte autor i tre golave të realizuar në fitoren që Granada e mori me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Cartagenas në kuadër të javës së 20-të në La Liga 2.Për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në këtë sfidë, reprezentuesi shqiptar mori notën 8.9 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.Dy nga tre golat që realizoi Uzuni erdhën në pjesën e parë, derisa het-trikun e realizoi në pjesën e dytë.


