Mustafi: Në Itali ndjehem sikur në Shqipëri
Shkodran Mustafi i Sampdorias në një intervistë për kanalin televiziv të skuadrës së tij, Sampdoria TV, ka folur për eksperiencën te kjo skuadër.
“Disa ndeshje i kemi luajtur mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të punojmë më shumë. Për të fituar duhet të duhet të luftojmë dhe të luajmë. Me tifozët pas nesh, çdo gjë është më e lehtë”, tha Mustafi.
Ai ka folur për fillet e tij në futboll. “Babai im ma dha pasionin për futbollin, për shkak se gjithmonë më kërkonte të dilja me shokët. Prandaj iu përkushtova futbollit”.
“Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani, sidoqoftë të gjithë të afërmit e mi janë shqiptar, prandaj kur erdha në Itali ndjehesha sikur në Shqipëri”.
Mustafi foli edhe për eksperiencën e tij te Evertoni. “Everton ? Ishte ëndërr e imja të luaja në Angli, prandaj e pranova ofertën e Evertonit, edhe pse në fillim dëshiroja të qëndroja në Gjermani. Në Premier League ishte vështirë me u adaptuar sepse futbolli është më fizik dhe më i shpejtë, krahasuar me Gjermaninë, ku më shumë vlen taktika. Aklimatizimi nuk ishte i lehtë, ndonëse isha mësuar të jetoja vet edhe gjuha më solli pak probleme”.
Pas Evertonit, ai kaloi te Sampdoria. “Pastaj erdha te Sampdoria, të cilën në fillim nuk e njihja. Kontrollova se aty kishte lojtar të mirë, edhe pse skuadra ishte në Serie B. Në këtë ligë nuk kam luajtur shumë, por kalimi më ndihmoi të përgatitem për Itali dhe tani jam në rregull. Disa lojtar më thanë se është normale që merr kohë për ambientim te Sampdoria. Në Angli përfundonin ushtrimet dhe të gjithë shkonin në shtëpi, këtu jemi ekip i ri dhe shumicën e kohës jemi bashkë edhe jashtë fushës”, tha Mustafi. /Sporti1/Telegrafi/


