Mustafa thotë se rezultatet e Qeverisë së udhëhequr nga LDK po dalin në pah
14:"Ridvan Slivova
31/10/2017
Lideri i LDK-së dhe ish kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se vlerësimet dhe rezultatet e punës së tij po vazhdojnë të dalin në pah.
Mustafa, këto komente i bëri përmes një postimi në Faecbook, pas publikimit të Raportit të të Bërit Biznes për vitin 2017.
Postimi i plotë i Mustafës:“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja ka punuar në kushtet më të vështira. Përkundër kësaj, vlerësimet dhe rezultatet shumë pozitive, reformuese e zhvillimore të punës sonë po dalin në pah.Jemi renditur si top reformator në Evropë dhe si reformatori i 4 në botë. Vendi i 40 me kushtet më të mira të të bërit biznes në botë, me shumë prej vendeve të rajonit mbrapa Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/


