Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Kosova ka shkallën me të ulët të papunësisë në pesë vitet e fundit

2016/11/Isa-Mustafa-foto-ridvan-slivova-01-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se shkalla e papunësisë në Kosovë, është vetëm 26.2% dhe se trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike.

Këto komente kryeministri i vendit i ka bërë përmes një postimi në facebook, duke u thirrur në Anketën e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit.Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi.Trendi i mirë i uljes së papunësisë është rezultat i rritjes reale ekonomike. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/