Musliu: Një shtet që ka kartëmonedha me shumë zero është dështak – gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë Serbinë
Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, ka krahasuar Serbinë aktuale me atë të viteve ’90-ta duke thënë se as sot nuk ka një ekonomi më të mirë dhe sipas tij gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë.
Musliu në një postim në Facebook shkruan për kartëmonedhat e viteve ’90-ta të Serbisë që sipas tij shtetet që kanë të tilla para me shumë zero janë shtete dështake.
“...Sikurse në dinarët e tyre... ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre”, shkruan eksperti i sigurisë.
Lexoni të plotë postimin e tij:“Kjo kartëmonedhë ka qenë reale. Vlera e saj nuk ka qenë më e madhe sesa 50 €.Është përdorur në vitet 90-ta në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Serbi.Një shtet që ka kartëmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t'i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak.As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë.Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre... ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre.E në kuptimin figurativ, ky numër është të qenët i njerëzishëm, të qenët human. Gjithçka tjetër është vërtet zero!”. /Telegrafi/


