Musliu: Gjykata Speciale që po gjykon krerët e UÇKsë në Hagë u ngjiz me idenë ruse
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Gjykata Speciale që po gjykon krerët e UÇKsë në Hagë u ngjiz me idenë ruse, konkretisht të deputetit Konstantin Kosachev (2008).
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjersa Rusia dhe Serbia në vazhdimësi kanë qenë bashkë në minimin e çdo përpjekje evropiane, perëndimi ka vlerësuar se rusët duhet të çmontohen me argumente.
“As Rusia e as Serbia nuk mund të luftohen me argumente, sepse ato janë falsifikatore të argumenteve. Ato luftohen e mposhten me përkushtimin e Zelenskit dhe të UÇK-së. Rusia e Serbia e kanë vënë në kurth Kosovën dhe Perëndimin me Raportin e nisur të Kosachevit, më pas i konvertuër në raport të Dick Marty-t e më pas në Gjykatën Speciale! Ky është kurth”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/


