Please enter at least 3 characters.

Mushkëri në mënyrë meksikane

2013/12/opt__aboutcom__coeus__resources__content_migration__serious_eats__seriouseats.com__recipes__images__20100921nastybitslun.jpg

Nevojiten: * 900 gramë mushkëri viçi * 2 speca të gjelbër * 2 speca djegës * 3 decilitra verë e kuqe * 3 decilitra supë viçi me katrorka * 2 lugë gjelle pure domatesh djegës * 100 gramë miell * 1 lugë çaji rigon * 1 lugë çaji piper i kuq i bluar * 0,5 decilitri vaj* 2 qepë * erëza të përziera, piper i zi Përgatitja:

1. Specat e gjelbër priten në shkopinj të hollë, specat djegës priten në rrathë, ndërsa qepët priten në rriska.

2. Në enë të përshtatshme bashkohen mielli, rigoni, piperi i kuq i bluar dhe përzihen ngadalë.

3. Mushkëritë priten në rriska të holla dhe rrotullohen nëpër përzierjen e përgatitur. Pastaj mushkëritë fërgohen në vaj të nxehtë.

4. Në tigan të veçantë kaurdisen qepët dhe pastaj bashkohen me mushkëritë.

5. Derdhet vera e kuqe dhe supa, shtohen specat e gjelbër dhe specat djegës, pureja djegës e domateve dhe erëza sipas shijes. Të gjitha zihen bashkë 30 minuta në temperaturë mesatare.

6. Të gjitha derdhen në enën rezistuese ndaj zjarrit dhe piqen 20 minuta në furrën e nxehtë në 200˚C.

/Telegrafi/