Please enter at least 3 characters.

Mushica transferohet te Bylisi

2016/01/mushica-transferohet-te-bylisi_hd.jpg

Ish-portieri i Prishtinës është afruar kështu në Superligën e Shqipërisë falë ndërmjetësimit të menaxherit të mirënjohur, Hashim Vitia. Mushica ka firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

"Kushtrim Mushica ka nënshkruar kontratë me Bylisin. Jemi shumë të kënaqur me kushtet e ofruar", deklaroi Vitia për www.sportal.al. Vitia ndërmjetësoi edhe në kalimin e Ahmet Halitit, i cili ditë më parë kaloi po nga Prishtina te Bylisi. Mushica konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë të Prishtinës në futbollin e pasluftës në Kosovë.

Një rikthim për Bekim Kulin te Bylisi. Mesfushori kavajas do të luajë me skuadrën që ishte pjesë në sezonin 2013-2014. Futbollisti 33-vjeçar është aktivizuar me shumë ekipe në Shqipëri, por ka qenë pjesë edhe kampionatit turk vite më parë.

Në karrierën e tij është shpallur 2 herë kampion i Shqipërisë me Dinamon dhe Skënderbeun. Bekim Kuli I cili firmosi një kontratë 1-vjeçare i është bashkuar menjëherë në stërvitje ekipit të drejtuar nga Agim Canaj.