Please enter at least 3 characters.

Musharrafit i ndalohet përjetë gara politike

2016/01/f.0430192108946_m.jpg

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë të Peshawarit ishte reagim ndaj kërkesës së Musharrafit ne lidhje me kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton TCH.

Ndërkohë, gjykata kundër terrorizmit në Rawalpindi e urdhëroi arrestin shtëpiak të Musharrafit deri më 14 maj, në lidhje me atentatin ndaj ish kryeministres Benazir Bhutto.

Musharrafi akuzohet për neglizhencë në ruajtjen e Bhuttos.

Musharraf është kthyer në muajin e kaluar nga vetë-ekzili katërvjeçar për të garuar në zgjedhjet parlamentare të Pakistanit që zhvillohen më 11 maj. /Telegrafi/