Musaka greke
Një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan. Është një nga ato ushqime që shijohet tepërNevojiten:▪ 3 patëllxhanë, ▪ 2 domate, ▪ qepë, ▪ 300 g mish të bluar, ▪ 200 g kaçkavall, ▪ kripë, ▪ piper, ▪ rigon, ▪ kanellë, ▪ gjysmë tufe majdanozi.Për salcë beshameli:▪ 50 g gjalpë, ▪ 2 lugë miell, ▪ ½ litër qumësht, ▪ kripë, ▪ piper
Priteni patëllxhanin në rrathë, qitni kripë, mbuloni me folie dhe lëreni gjysmë ore të lëshojë ujin. Fërgoni patëllxhanin në vaj ulliri.
Në tiganin tjetër fërgoni qepën e grirë imët, shtoni mishin dhe fërgojeni 15 minuta.
Shtoni domatet e grira në kube, kripën, piperin, rigonin, kanellën dhe majdanozin e freskët dhe fërgoni edhe 10 minuta.
Në tenxhere shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përzieni dhe nga pak shtoni qumështin, kripën dhe piperin dhe zieni 10 minuta derisa të përftoni salcën e beshamelit pak më të dendur.
Në tepsi rezistuese ndaj zjarrit rendisni patëllxhanin, pastaj mishin, pastaj salcën e beshamelit dhe në fund kaçkavallin e grirë në rende.
Përsëriteni edhe njëherë dhe piqeni në furrën e ngrohur në 200 gradë rreth gjysmë ore.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


