Please enter at least 3 characters.

Murati: Kosova të largohet nga CEFTA që u pranua përmes UNMIK-ut, të aplikojë si shtet

2016/03/Valon-Murati-foto-ridvan-slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kreu i i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë konsekuente deri në fund me veprimet e veta është mirë që seriozisht të trajtojë largimin nga CEFTA.

Sipas Muratit, pas kësaj duhet të aplikohet në këtë organizatë si shtet, si Republikë e Kosovës pasi ishte pranuar përmes UNMIK-ut.

"Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut .

Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës. Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment)", ka thënë Murati.