Murati: BPV është rritur në tremujorin e dytë, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare
20/09/2025
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se ekonomia e vendit po vazhdon të rritet, ndërsa tha se Bruto Produkti Vendor është rritur me 4.58 për qind në tremujorin e dytë të 2025-së.
Murati në një postim në Facebook e quan këtë lajm të mirë për fundjavë.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Një lajm i mirë për fundjavë
Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen - Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025
ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes.
Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahen ekonomike të vendit. /Telegrafi/


