Please enter at least 3 characters.

Mungesë e librit të statistikave në qendrën e votimit të Fakultetit të Filologjisë, kryesuesit e vendvotimeve shkruajnë në fletë të bardha

Në Fakultetin e Filologjisë, qendrës së votimit me numër 1906, të gjitha vendvotimet kanë pasur mungesë të librit të statistikave.

Në Fakultetin e Filologjisë, qendrës së votimit me numër 1906, të gjitha vendvotimet kanë pasur mungesë të librit të statistikave.

Për këtë është dashur që të gjendet alternativ dhe kryesuesit e vendvotime statistikat i shkruajnë në fletë të bardha.

Kështu ka njoftuar për KosovaPress, kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj i cili më tej tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë.

Fakulteti i Filologjisë i ka nëntë vendvotime dhe llogaritet të jetë ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë.

Në gjithë kryeqytetin të drejtë vote kanë mbi 224 mijë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.