Please enter at least 3 characters.

Mund të marr kthesë të madhe çështja e dopingut të Paul Pogba, shfaqet një rrethanë lehtësuese për francezin

2023/10/pogba-1.jpg

Football Italia shkruan se se DHEA, e cila mund të rrisë nivelet e testosteronit, ishte substanca e vërtetë e ndaluar e gjetur në sistemin e Paul Pogba në një test dopingu më 20 gusht.

Mesfushori i Juventusit dështoi në një test dopingu më 20 gusht pas një ndeshje të Serie A midis Juventusit dhe Udineses, ku ai kishte qenë në bankën rezervë dhe nuk u fut fare në lojë.

DHEA (Dehydroepiandrosterone), është po ashtu substancë e ndaluar që rrit natyrshëm prodhimin e testosteronit dhe u gjet në sistemin e Pogba, konfirmon Football Italia.

Pogba do të luftojë për të pastruar emrin e tij dhe agjentja Rafaela Pimenta ka përsëritur se klienti i saj "asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të thyejë rregullat".

Çdo substancë që ka përdorur Pogba do të testohet për të përcaktuar se si ka hyrë në trupin e tij.

Ndërkohë, francezi dhe avokatët e tij po përgatisin një mbrojtje për një gjyq sportiv që mund të përfundojë me një ndalim nga dy deri në katër vjet.

Kundër-analiza e Pogbas gjithashtu u kthye pozitive në fillim të kësaj jave, por francezi tashmë ishte pezulluar nga Komisioni Italian Antidoping pasi dështoi në testin e parë të dopingut.

Ai aktualisht nuk mund të stërvitet me shokët e tij dhe do të fitojë një pagë minimale prej  2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/