Please enter at least 3 characters.

‘Muhabet i relaksuar' në BIK, Tërnava, Kurtit: Me i ftu krejt anëtarët e Kuvendit me pre kurban, ndoshta çelen udhët

Gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndër të tjera u fol për rëndësinë e rritjes së natalitetit në vend, banesat sociale, dialogun me Serbinë, e çështje tjera.

Përtej këtyre temave, kishte edhe muhabet të relaksuar, ku kreu i BIK-ut, Naim Tërnava me shaka ftoi deputetët të 'prejnë kurban', pas ngërçit politik të krijuar në vend.

“Desha me i ftu krejt anëtarët e Parlamentit me ju thanë hajde ta prenë nga një kurban. Ndoshta ju shkon më mbarë e mirë... Ndoshta çelen rrugët”, u shpreh Tërnava.

Ndërkaq, Kurti me shaka shtoi “rroga po iu ecë”. /Telegrafi/