Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Irlandë, mbajti një fjalim në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane IIEA, ku foli për integrimin evropian, politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“Potencova se zgjerimi duhet të mbetet një proces i bazuar në merita, rregulla të qarta dhe kritere objektive. Kredibiliteti i Bashkimit Evropian varet nga aftësia e tij për të mbetur në përputhje me parimet dhe premtimet mbi të cilat është ndërtuar”, shkroi Mucunski në Facebook.
Shefi i diplomacisë së maqedonisë së Veriut theksoi edhe se nevojitet energji e re politike në procesin e zgjerimit.
“Në kushte të sfidave të shtuara gjeopolitike, Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet në margjinat, por duhet të jetë një pjesë përbërëse e vizionit evropian për siguri, stabilitet dhe prosperitet. Në prag të presidencës irlandeze me Këshillin e BE-së, e përshëndeta mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore që Irlanda i ofron politikës së zgjerimit dhe perspektivës evropiane të rajonit. Evropa mbetet zgjedhja jonë strategjike dhe anëtarësimi i plotë në Union është qëllimi ynë i qartë dhe i pandryshuar, ka theksuar Mucunski në fjalimin e tij në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane IIEA në Dublin, të mbajtur në kuadër të vizitës së tij të punës në Irlandë.


