Please enter at least 3 characters.

MPPS: Kopshtet që keqpërdorin fëmijët, do të gjobiten me para

2016/01/ministria-e-financave-hap-kopsht-p-euml-r-f-euml-mij-euml-t-e-t-euml-pun-euml-suarve_hd.jpg

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kujton kopshtet e fëmijëve që të mos keqpërdoren fëmijët për organizime të ndryshme politike dhe fetare, pasi është vepër e cila dënohet me ligj.

"Ministria njofton të gjitha institucionet publike për përkujdesjen e fëmijëve, nëse fëmijët përfshihen në organizime politike dhe fetare, sipas nenit 228, i njëjti institucion do të gjobitet", thonë nga MPPS, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria shtojnë se gjobat për keqpërdorimin e fëmijëve arrijnë deri në 1 mijë euro dhe i ftojnë institucionet të kenë kujdes./Telegrafi/